Durrës, kapet i dënuari për vrasje

schedule14:43 - 13 Dhjetor, 2018

schedule 14:43 - 13 Dhjetor, 2018

Një 35-vjeçar i dënuar për vrasje ra në prangat e policisë së Durrësit. Ai eshte Ervis Sinella nga Kavaja. Sinella ishte dënuar nga Gjykata e Durrësit me katër vite e 6 muaj burg për veprat penale “vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”.

Ngjarja ka ndodhur me 5 Gusht 2009 në lagjen Nr.11, ku Sinella për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri shtetasin Emiljano Sulen. Viktima së bashku me shokët kishin shkuar në një lokal përballë Prokurorisë Durrës ku kishte muzikë dhe balerina që kërcenin.

Viktima ka kërcyer me njërën nga balerinat, me të cilën ka pasur njohje. Ai ka pirë sasi të madhe alkooli dhe ka kërcyer e ngacmonte vazjen me mesazhe, e cila lajmëroi pronarin Fundim Dedja. Këtu nisi konflikti dhe viktima ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Sinellës dhe pronarit tjetër. Në këto kushte Sinella i është përgjigjur me armë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!