Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dorëzuar ditën e djeshme Policisë së Shtetit pajisje hetimi prej 100 mijë dollarësh. Siç shprehet Ambasada Amerikane në një postim në Facebook, pajisjet janë të financuara nga Shërbimi i Sigurisë Diplomatike dhe Asistencës për Trajnimin Anti-Terrorizëm.
Në njoftim thuhet se pajisjet do të ndihmojnë forcat shqiptare ligjzbatuese që të mbrojnë qytetarët në luftën kundër terrorizmit, krimit kibernetik dhe kërcënime të tjera.