Policia e Tepelenës ka vënë në pranga dy persona të akuzuar për kultivim të lëndëve narkotike.
Sipas policisë të arrestuarit janë shtetasit Ramo Cakaj dhe Alfred Hunda të cilët po kultivonin lëndë narkotike.
Cakaj mësohet se po kultivonte lëndë narkotike në banesën e tij, ndërsa Hunda ka mbjellë lëndë narkotike në një ndërtesë në pronësi të tij.
Njoftimi i plotë:
Goditen dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, vihen në pranga dy shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit në territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale.
Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasit R. C., banues në fshatin Veliqot, Tepelenë, pasi në afërsi të fshatit Veliqot, ky shtetas ka tentuar të kultivojë bimë narkotike, si dhe nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit R. C. u gjetë një sasi lënde narkotike.
———
Gjithashtu, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 54 vjeç, banues në Libohovë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një objekt në pronësi të tij (në afërsi të banesës), u gjetën dhe u sekuestruan disa bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva, të cilat ishin në proces tharje.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme./abcnews.al