Policia Rrugore e Tiranës nga kontrollet në aksin Sauk – Teg mbrëmjen e sotme ka kapur me shkelje disa drejtues makinash, mes tyre me shpejtësi 134 km/h deri në 169 km/h. Drejtuesve të automjeteve Policia Rrugore e Tiranës iu pezulloi lejen e drejtimit nga 1 deri në 4 muaj dhe masë administrative nga 8.000 deri në 21.000 lekë të rinj, si dhe zbritje 3 pikë nga leja e drejtimit.
Njoftimi i plotë
Si rezultat i monitorimit me radar
në aksin Sauk – Teg konkretisht në Mjullbathore, Policia Rrugore e Tiranës![]()
![]()
konstatoi 9 raste të shpejtësisë tej normave të lejuara, shpejtësi që varionte nga 134 km/h deri në 169 km/h![]()
. Drejtuesve të automjeteve Policia Rrugore e Tiranës iu pezulloi lejen e drejtimit nga 1 deri në 4 muaj dhe masë administrative nga 8.000 deri në 21.000 lekë të rinj, si dhe zbritje 3 pikë nga leja e drejtimit.

