Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

ZYRTARE/ James Rodriguez transferohet në Katar

schedule17:58 - 22 Shtator, 2021

schedule 17:58 - 22 Shtator, 2021

Mesfushori i njohur kolumbian do të nis një ekperiencë të re në Superligën e Katarit.

James ndërpreu kontratën e tij me Everton dhe ka nënshkruar me Al Rayyan. Ish-ylli i Real Madridit, Bayern Munich dhe së fundmi i Everton bëri një lëvizje befasuese duke ditur kualitetin e tij.

Ardhja e Benitez në stolin e Everton, “fiku” shpresat e James për një vazhdimësi me klubin anglez.



Në moshën 30 vjeçare, kolumbiani është bërë pjesë  e klubit të Katar që është në pronësi e sheikëve te PSG.

Pikërisht kjo ka qenë edhe shtysa më e madhe për James, pasi një performancë e mirë në vazhdim mund t’i japë mundësinë atij të kalojë të skuadra parisiene. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!