U takua me Johnson, ministri brazilian rezulton pozitiv me Covid

schedule15:45 - 22 Shtator, 2021

schedule 15:45 - 22 Shtator, 2021

Ministri brazilian i Shëndetësisë Marcelo Queiroga ka rezultuar pozitiv menjëherë pasi ka takuar  kryeministrin britanik Boris Johnson. Mediat bëjnë me dije se një lajm i tillë ka shkaktuar reagime dhe shqetësim tek britanikët.

në këtë takim Queiroga, u shoqërua nga Presidenti brazilian Zaich Bolsonaro të cilët ishin pjesë e samitit së bashku me Johnson, që po zhvillohet në Nju Jork në periferi të Asamblesë së Përgjithshme të OKB -së.

ndërkohë të dy udhëheqësit pa maskë kanë zhvilluar takimin me kryeministrin britanik, ndërkohë që presidenti Bolsonarou nënvlerësoi temën për koronavirusin dhe refuzoi vaksinimet, duke cituar akuza të panumërta. Ndërkohë në këtë takim thuajse asnjë nuk kishte maskë, i vetmi që kishte maskë ishte ministri që dhe rezultoi me Covid dhe më pas është futur në izolim.

Pas këtij lajmi i gjithë delegacioni brazilian është tërhequr nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Në takim mori pjesë edhe Sekretarja e Jashtme Britanike Liz Trass, ndërsa edhe Presidenti amerikan Joe Biden po qëndron në të njëjtin hotel me delegacionin brazilian./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!