Padia për shpifje, nuk pajtohen Duma dhe Veliaj: Kërkoi shtyrje të gjyqit

schedule10:45 - 22 Shtator, 2021

schedule 10:45 - 22 Shtator, 2021

Deputetja e PD-së, Grida Duma i saj me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ishte shtyrë me kërkesë të këtij të fundit.

Sot ishte parashikuar një seancë pajtimi mes palëve por mesa duket nuk ka ndodhur kështu për shkak të mos prezencës së palës së paditur.

Duma shtoi se do të jetë në të gjitha seancat gjyqësore, pasi beson te e vërteta.

“Nuk ka për t’u paraqitur, se përballja me të vërtetën e ka të vështirë. Do të vijojë nuk dhamë dakordësi për pajtimin. Ju bëj me dije se nuk është më çështja ime personale, herë pas here është politike. E vërteta duhet të kthehet në institucion. Gënjejmë, premtojmë, japim mashtrime dhe ia mpimë shqisat të gjithëve se çdo gjë e gënjeshtërt fiton në këtë vend. Më takon mua të bëjë një betejë. Kjo betejë nis nga vlera e fjalës, vërtetësia e saj. Kur njeriu beson fjalën, vepron mbi atë. Ata që besojnë gënjeshtra, bën veprimin e gabuar. Brezi i ri, ata që kanë lindur në liri, e dinë peshën e saj.”, tha ajo.

Kujtojmë se Duma ka depozituar në Gjykatën Penale, një padi për shpifje kudër kreu të Bashkisë së Tiranës. Duma ka shtuar se dëmshpërblimi shkon deri në 3 milionë lekë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!