Gjata: SHBA nuk duhej t’ja hapte Berishës këtë betejë

schedule21:54 - 21 Shtator, 2021

schedule 21:54 - 21 Shtator, 2021

Ish-sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata këtë të martë I ftuar në Log. Në ABC ka komentuar përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, pas shpalljes non grada nga SHBA.

Gjata në fjalën e tij është shprehur se Berisha nuk ka kërkuar largimin e Bashës, por thjesht votimin e vendimit të tij në Këshillin kombëtar.

Sipas tij vendimi për shpalljen non grada të Berishës është marrë nga administrate e ambasadës amerikane në tiranë.

Ndër të tjera ai deklaron se nuk e kupton se pse amerikanët duhet të merreshin me Berishën në këtë moment kur ai do të ishte thjesht në opozitë.

“Berisha nuk ka dalë që të thotë që të largohet Basha, por ai kërkon që vendimi i tij për largimin nga grupi parlamentar duhet që të votohet. E gjithë bota demokratike politikanët tradicionale e kanë këtë, duhet të merrte një paketë dhe duhej që të votohej me këshill kombëtar. Berisha dikur e ka pasur peshën ku e dëgjonin të gjithë por tashmë se ka aq shumë. Berisha kërkon të votohet në këshillin Kombëtar. Duhet ti jepet një zgjidhje. Administrate e SHBA-së që e mbulon Shqipërinë është ajo që e ka dhënë dhe këtë urdhër. Mënyra sesi e kërkuan zyrtarët me në krye ambasadoren largimin e Berishës, ndërhyrja për ta larguar nga grupi parlamentar ishte e tepërt.  Kur detyrohesh në presion që të marrësh këto masa, histori ka treguar se nesër mund të vij dikush që të na kërkojë me firmosë një letër. Nuk e kam kuptuar, ose nuk dua të kuptoj se ç’dreqin ju desh Amerikës për ti hapur këtë betejë, çfarë do bënte Berisha në opozitë, Berisha nuk do të bënte asgjë këtë mandat të tretë përveç se do të bënte qytetarin digjital aty dhe kaq”, ka thënë Gjata.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!