Gati montimi i fushës dhe i ulëseve, shtëpia e Partizanit drejt përfundimit  

schedule19:36 - 21 Shtator, 2021

schedule 19:36 - 21 Shtator, 2021

Partizani prej vitesh ka ndërtimin e një kompleksi modern që do të zgjidhte shumë problematika, që lidhen me stërvitjen dhe ndeshjet e “Demave”.

Tashmë ka lajme të reja dhe pritet që deri në fund të nëntorit Partizani të luajë në shtëpinë e vet, ndërkohë që më parë do të nisë stërvitjen në kompleksin e ri.

Ditën e sotme presidenti i klubit të kuq, Gaz Demi, ka ndjekur ecurinë e punimeve, ndërkohë që në rrjetet sociale janë publikuar edhe disa foto.

Me të tjerash klubi i kuq bën edhe disa sqarime mbi punimet e kryera: “Në tribunën qendrore kanë përfunduar plotësisht sistemet e kondicionimit, sistemet hidrosanitare, sistemet elektrike dhe vetratat e duraluminit.

Ditët në vijim nis shtrimi i fushës dhe montimi i ulëseve të stadiumit. Ecuria e punimeve po vijon me ritme shumë të shpejta jo vetëm për stadiumin, por edhe në ambientet e tjera që do të vihen në funksion të Akademisë së Partizanit, si fushat stërvitore, hoteli, zyrat e administratës!

Të gjitha ambientet funksionale të stadiumit janë konform standardeve të UEFA-s”. Momentalisht Partizani stërvitet në një kompleks privat në periferi të Tiranës, ndërsa ndeshjet i luan në “Elbasan Arena”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!