Pesë persona, përfshirë një djalë 13-vjeç, u plagosën kur një person i armatosur hapi zjarr ndaj një grupi jashtë një mini-tregu në Uashingtonin juglindor , tha policia federale. Ngjarja ndodhi pak pas orës 08:30 (lokale) para një dyqani në Alabama Avenue.
Përveç adoleshentit, dy burra dhe dy gra u plagosën. Shumica kanë plagë plumbash në pjesën e poshtme të trupit. Njëri nga burrat u qëllua në gjoks dhe po trajtohet në gjendje kritike, por të qëndrueshme.
I dyshuari është arratisur dhe është shpallur në kërkim. “Në qytetin tonë, nëse dikush qëllon një turmë njerëzish, duke plagosur pesë të pafajshëm është e papranueshme, ” tha shefi i policisë Robert Cody. “Është e papranueshme,” këmbënguli ai. “Mund të jetë fëmija, nëna, babai, motra, vëllai i kujtdo.” g.v/abcnews.al