Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Luan Baçi pozicionohet në krah të Berishës, çfarë po ndodh në Fier pak minuta para “Foltores”

schedule17:50 - 21 Shtator, 2021

schedule 17:50 - 21 Shtator, 2021

Ndërkohë që priten vetëm pak minuta nga fillimi i takimit të ish-kryeministrit Berisha në Fier, në vendin ku do të zhvillohet ajo që lideri demokrat e quan “Foltorja” është parë të jetë prezent edhe deputeti i PD-së së këtij qarku, Luan Baçi.

Baçi është edhe kreu i degës së PD-së në Fier duke dhënë kështu një mesazh të fortë ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, i cili është këto ditë nën breshërinë e akuzave të Berishës për marrëveshje me Ramën dhe shitje të bazës së demokratëve.



I pyetur nga gazetarët e pranishëm se përse ndodhet në këtë organizim të Berishës kundër Bashës, Baçi u shpreh se PD nuk është as e kreut aktual dhe as e ish-kryeministrit, por e demokratëve. Prandaj, sipas tij, pas këtyre debateve partia pritet të dalë me e fortë.

“Jam pjesëmarrës si të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e PD-së së Fierit. Ka një lloj entuziami nga strukturat e PD-së së Fierit për të qënë këtu. Ka patur një thirrje mes anëtarëve të PD-së për të marrë pjesë në këtë foltore dhe absolutisht unë jam një prej tyre”, tha Baçi duke theksuar se përkrahte vetëm PD-në.

“Nga kjo lëvizje që ndoshta doli spontanisht, PD do të dalë më e fortë”, vijoi ai.

Kjo prezencë e tij në këtë aktivitet, e radhit në krahun e Berishës kundër Bashës. Në këtë llogore gjenden edhe Edi Paloka, Flamur Noka dhe Tritan Shehu, të cilët po ashtu kanë dalë publikisht në mbështetje të Berishës.

Baçi kundërshtoi edhe vendimin e Departamentit të Shtetit kur shpalli Berishën “non grata” duke quajtur ish-kryeministrin një burrë shteti.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!