Falsifikimi i certifikatave të vaksinimit, mjekët flasim për fenomenin që po “lind”

schedule22:13 - 20 Shtator, 2021

schedule 22:13 - 20 Shtator, 2021

Falsifikimi i certifikatave të vaksinimit është pranuar nga ekspertët si fenomen shqetësues për situatën e pandemisë në vend.

Në studion e “Log.” me Endri Xhafon, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj zbuloi se ka njerëz që i kanë kërkuar si mund të manipulojnë me vaksinimin, ndërkohë që të shmangin bërjen e vaksinës.

Po ashtu edhe epidemiologu, Ilir Alimehmeti thotë se fenomeni mund të jetë minimal, por duhen marrë masa për të parandaluar. Ndërsa Fabian Cenko thekson se këta persona mund të sëmuren dhe “mëkatin” e merr vaksina.

Pjesë nga biseda në studio:

Skënder Brataj: Humbjet e jetës janë më pak. Shumë herë me kolegët…situatën që gjeta kur erdha në Shqipëri të urgjencës, ai mentaliteti jonë që tregojmë gishtin, iu thosha ndonjëherë kolegëve më bëtë më të diallëzuar se vetja juaj. Dikush që të njeh të thotë në telefon si ta anashkaloj vaksinën që të mos e bëj dhe të tregoj që e kam bërë. Për mua si fenomen ekziston. Ka njerëz që ma kanë kërkuar.

Ilir Alimehmeti: A kemi patenta makine të marra pa u dhënë provimi? Po. Atëherë pse nuk mund të mos jetë edhe kjo. Ne s’duhet të mbajmë sytë mbyllur. Duhet të bëjmë diçka që të mos ekzistojë ky fenomen. Nuk e dimë sa është. Mendoj se është minimal. Po filloi me raste sporadike, nuk ka një provë që ta thuash me siguri.

 Fabian Cenko: Këta persona mund të sëmurën dhe të gjithë mëkatin do ta marrë vaksina. Unë padyshim nuk kam stofin e gazetarit, por për një gjë që nuk e dimë dhe e supozojmë që është minimale duhet ta bëjmë të pamundurën ta minimizojmë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!