Mjekët: Vaksinimi i fëmijëve do të ndihmojë në forcimin dhe rritjen e imunitetit të tufës

schedule21:47 - 20 Shtator, 2021

schedule 21:47 - 20 Shtator, 2021

Këtë të hënë në log është diskutuar në lidhje me situatën pandemike në vendin tonë. Në një panel me mjekë është diskutuar në lidhje me studimin e bërë nga mjekët Fabian Cenko dhe genc Sulçebe në lidhje me imunitetin e tufës.

Mjekët pohojnë se nga të dhënat e tyre rezulto se rreth 73% e popullatës nga 20 deri në 70 vjeç tashmë janë të imunizuar.

Sulçebe në fjalën e tij është shprehur se kjo është një shifër e kënaqshme por sipas tij është e rëndësishme që për ta rritur më shumë shkallën e imunitetit është e rëndësishme që të vijohet me vaksinimin e popullsisë.

“Në këtë grup popullate ne gjetëm se 73.35 kishin antitrupa, por nëse kanë apo jo mbrojtje ngelet sërish për tu parë pasi një pjesë e tyre mund të mos jenë të mbrojtur pasi mund të kenë mbrojtje të reduktuar ose jo. Siç mund të përmendim rastet kur janë të vaksinuar ose që kanë kaluar Covid preken nga varianti Delta. Por kjo kompesohet nga ato persona që nuk kanë antitrupa por që janë të mbrojtur pasi antitrupat e tyre nga mos kontakti, ose janë individë që nuk tregojnë se kanë antitrupa por janë të mbrojtura kjo na bën që të mendojmë se një pjesë e madhe e popullsisë tashmë ka një gjendje imunitare të mbrojtur. Por kjo nuk është finale, pasi varianti Delta duket se kërkon një prag më të madh të imunitetit të tufës.

Ndaj ne sot kërkuam që këtë imunizim kërkuam që ta çojmë në pragun 90% përmes vaksinimit, sipas të cilit ne vlerësojmë se kjo do të ndihmojë në qetësimin e infeksionit në krahasim me një vit më parë.

Të dhënat e deri tanishme tregonin se të rinjtë dhe fëmijët e kalonin me lehtë, por pas 10 muajsh tashmë rregullat kanë ndryshuar, pasi varianti delta është shumë ngjitës dhe infekton të rinjtë ndërkohë të moshuarit janë më të mbrojtur dhe janë imunizuar, ne gjetëm në të dhënat tona se  shumë mosha mbi 60 vjeç nuk e kanë bërë akoma vaksinën nuk kanë mbrojtje. Është një popullatë që duhet të targetohet për tu imunizuar. Vaksinat janë të sigurta dhe kemi nevojë për të rritur imunitetin e tufës dhe duam që të rrisim imunitetin tek të rinjtë”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër epidemiologu Fabian Cenko pyetjes së gazetarit Endri Xhafo nëse duhet apo jo të vaksinohen fëmijët nuk i është përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejtë, por ka analizuar të dhënat dhe ka theksuar se është e nevojshme për arritjen e imunitetit.

Sipas tij vaksinat e certifikuara për fëmijët mbi 12 vjeç është Pfizer.

Raporti interpreton numrat e të dhënëve që ne gjetëm që mund të rekomandojnë dhe gjetje të tjera. Ne kishim individë të dy gjinive nga 20-70 vjeç na bëri që të shikojmë se cili ishte niveli i infeksionit.

AstraZeneca dhe Coronavax nuk janë të certifikuara për fëmijët, Pfizer janë të certifikuara për moshën 12 vjeç dhe po pres që të miratohet për moshën 5 vjeç”, ka thënë Cenko. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!