Rikthimi i Toni Kroos është shumë afër. Gjermani ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm sot duke u bërë pjesë e stërvitjes me grupin dhe duke prekur topin.
Ai nuk do të jetë në listë për ndeshjen e radhës, por puna qe ka bërë gjermani ka filluar të japë frytet dhe kthimi i tij në fushë po afrohet gjithnjë e më shumë.
Pa vendosur afate dhe pa stres falë momentit të mirë të ekipit, mesfushori po fillon të shohë dritë në fund të tunelit. Objektivi është që ai të jetë gati pas pushimit të radhës, por gjithçka do varet nga gjendja e tij në stërvitje me ekipin. /abcnews.al/