50 dollarë është shpërblimi që do të marrin pensionistët këtë fundvit. Vendimi u mor në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave. Vetë kryemnistri e konsideroi si një pako që do t’u jepet moshës së tretë për Vitin e Ri.
Ka ende shumë nevoja e shumë më tepër duhet akoma për më të moshuarit e fëmijët, por çka po bëjmë, 5 vjet më parë as mendoheshin tha Kryeministri në lajmin që shpërndau në rrjetet sociale.
Nuk la pa risjellë në vëmendje edhe një nismë tjetër të qeverisë siç është ceku i bebeve. Kryeministri Rama i kujtoi nënave që do të sjellin në jetë fëmijët gjatë në vitin 2019 e më pas se i pret një çek prej 400 dollarësh për fëmijën e parë, 800 për të dytin dhe 1200 për të tretin.
Çdo muaj Dhjetor qeveria miraton shpërblimin e fundvitit për rreth 300 mijë pensionistë në mbarë vendin. Në vitet e kaluara shpërblimet kanë qenë ose një gjel deti ose një shumë monetare që ka arritur vlerën e tre mijë lekëve të reja./abcnews.al