Çdo të premte, mjekja nutricioniste, Albana Daka jepte këshillat e saj ushqimore lidhur me kategori të ndryshme pacientësh dhe sëmundjet përkatëse. Nisur nga kjo javë, ajo do të shfaqet çdo të hënë që të gjithë të kenë mundësi të kenë regjimin ushqimor për të gjithë javën.
Mëngjesin e sotëm, doktoresha është ndalur te personat që vuajnë nga diabeti, duke theksuar se diabetikët që duhet të mbajnë një regjim ushqimor korrekt, jo të mjaftohen vetëm për mjekimin që marrin.
“Një regjim ditor mëngjës drekë dhe darkë për një person që ka probleme me sheqerin, pra tolerancë të dëmtuar të sheqerit dhe që duhet të ketë kujdes të mos kalojë në diabet. Por edhe për diabetikët që duhet të mbajnë një regjim ushqimor korrekt, jo të mjaftohen vetëm për mjekimin që marrin për diabetin, sepse diabeti do të trajtohet më mirë si çdo sëmundje tjetër, por kryesisht diabeti kur kemi një regjim ushqimor të shëndetshëm. Ne kemi fatin që kemi kuzhinë mesdhetare”.
Më poshtë do të gjeni një regjim ushqimor se si duhet të ushqehet një person që vuan nga diabeti:
/abcnews.al