Shkon në 16 numri i viktimave në Greqi si pasojë e motit të keq. Shërbimi meterologjik në vend ka paralajmëruar për përkeqësim të situatës ndërsa në Nea Peramos dhe Mandra është shpallur gjendje e jashtëzakonshme
Është gjetur i pajetë personi i shpallur i zhdukur deri një ditë më parë në Greqi, ku numri i viktimave nga moti i keq shkon në 16, ndërsa të plagosurit janë 21. televizioni vendas ANT 1 raporton se situata më dramatike është ajo në perëndim të Atikës, ku banorët janë detyruar të kalojnë natën në frikën e vërshimeve. Shërbimi metereologjik grek ka paralajmëruar banorët për një përkeqësim të mundshëm të motit në ditët në vijim, duke bërë të ditur se situata alarmante do të zgjasë deri të dielën. Zona të tërë mbetën pa ujë për shkak të difekteve në rrjetin furnizues ndërsa ndërhyrja e shpejtë po pastron rrugët nga balta dhe pemët e rëna. Në zonat e Nea Peramos dhe Mandra është shpallur gjendje e jashtëzakonshme./abcnews.al