Kontrollet me dronë e automjete pa logo, 9 shoferë të arrestuar e 278 të gjobitur në 24 orë

schedule15:47 - 19 Shtator, 2021

schedule 15:47 - 19 Shtator, 2021

Nga kontrollet e bëra në 24 orët e fundit nga policia rrugore me radarë, dronë e patrulla të lëvizshme, të pajisura me automjete, të pauniformuara, kamera e aparatë fotografike janë vënë në pranga 9 drejtues mjetesh. Bëhet e ditur se brenda një dite janë  pezulluar 25 leje drejtimi për shpejtësi që varionin nga 102 km/h në qendrat e banuara, deri në 157 km/h në rrugët interurbane.

Po ashtu, janë vendosur 278 masa administrative nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj, për shpejtësi deri në 30 km/h më shumë nga tabela e lejuar.

Janë vendosur 305 masa për parakalime të gabuara dhe 203 masa për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, 198 për mos përdorim të rripit të sigurimit, 91 për mos përdorim të kaskës mbrojtëse.

Njoftohet gjithashtu se janë pezulluar 21 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionte nga 0.31 mg/l deri në 0.45 mg/l. Si dhe janë vendosur 56 masa administrative nga 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, që varionte nga 0.06 mg/l deri në 0.29 mg/l. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!