Transportonin 13 emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy “taksistët” në Gjirokastër

schedule09:08 - 19 Shtator, 2021

schedule 09:08 - 19 Shtator, 2021

Gjirokastër – Y. Ç., 52 vjeç dhe S. M., 49 vjeç, banues në Tepelenë, janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës, për shkak se akuzohen për transportim të emigrantëve të paligjshëm.

Këta dy persona u kapën në aksin rrugor Përmet-Tepelenë, në vendin e quajtur Ura e Dragotit, duke transportuar me automjetet tip “Nissan” dhe “Benz”, 13 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Vihen në pranga dy shtetas, që u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Sekuestrohen dy automjete dhe 4 aparate celular.

Nga specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Gjirokastër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative u arrestuan në flagrancë shtetasit Y. Ç., 52 vjeç dhe S. M., 49 vjeç, banues në Tepelenë.

Shtetasit Y. Ç. dhe S. M., u kapën në aksin rrugor Përmet-Tepelenë, në vendin e quajtur Ura e Dragotit, duke transportuar me automjetet tip “Nissan” dhe “Benz”, 13 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjet dhe 4 aparate celular.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!