Bayern Munchen tregoi edhe një herë sot se është superfuqi në futbollin gjerman. Skuadra e Nagelmann, i cili duket se ka arritur të ambientohet me klubin dhe lojtarët, fitoi sot me shifrat e thella 7-0 ndaj Bochum, duke mos e kursyer kundërshtarin në asnjë rast.
GOLAT E NDESHJES BAYERN MUNCHEN-BOCHUM
“Poker” në pjesën e parë për bavarezët, që shënuan me Leroy Sane (17′), Joshua Kimmich (27′), Serge Gnabry (32′) dhe autogolin e Lampropoulos (43′). Edhe në të dytën Bayern Munchen nuk e uli ritmin dhe shënoi sërish me Lewandowski (61′), Kimmich (64′) dhe Choupo-Moting (79′).
Me këtë fitore Bayern shkon në kuotën e 13 pikëve pas 5 ndeshjeve, duke u zgjuar si kryesues nesër dhe pritur ndeshjen e Wolfsburg, që sfidon Eintracht Frankfurt. Krahas kësaj ndeshje, në të njëjtën orë Mainz dhe Freiburg barazuan pa gola.
Rezultat identik regjistruan edhe Arminia Bielefeld dhe Hoffenheim, ndërsa Augsburg mundi minimalisht Borussia M’Gladbach me golin e Florian Niederlechner në minutën e 80. /abcnews.al
It's @FCBayernEN setting the standard this #BLMatchday with SEVEN (!) goals! ? pic.twitter.com/34oFLQEpC7
— Bundesliga English (@Bundesliga_EN) September 18, 2021