Lionel Messi ka nënshkruar me PSG një kontratë 3-vjeçare dhe prej saj do të përfitojë në total shumën e 110 milion eurove.
Paga neto e argjentinasit është 30 milion euro, ndërkohë që Messi do të përfitojë edhe 20 milion euro, 10 për secilin vit, përmes një bonusi besnikërie.
Pra, në rast se Messi e respekton kontratën deri në vitin e tretë, përfitimet i shkojnë në 110 milion euro, sikurse shkruan prestigjiozja “L’Equipe”. / abcnews.al