HOROSKOPI/ Të favorizuar në dashuri të lindurit e kësaj shenje, çfarë parashikojnë yjet

schedule07:12 - 18 Shtator, 2021

schedule 07:12 - 18 Shtator, 2021

Dashi

Hëna është në anën tuaj këtë të shtunë dhe në dashuri ju mund ti krijoni mundësinë vetes për të kërkuar diçka prej tij! Në punë, nëse jeni krijues tani do të bëni një zgjedhje shumë të rëndësishme dhe ajo do të mirëpritet.

Demi

Nuk jeni në gjendje të merrni një vendim për t’i parë gjërat ndryshe, të iknit nga kjo situatë ku jeni futur. E kjo po ndodh, edhe pse jeni gjithnjë e më të bindur se partneri ju ka lënduar. Në punë, jeni të lodhur, doni të ndryshoni, por për fat të keq Saturni është kundër: më mirë të mos nxitoni.

Binjakët

Në dashuri, këtë të shtunë 18, përpiquni të flisni, t’i sqaroni gjërat dhe kështu, të përfitoni nga kjo ditë. Në punë, përpiquni të kurseni disa para edhe pse ajo që shihet është se periudha në vazhdim, për fatin tuaj të mirë, është pozitive.

Gaforrja

Këtë të shtunë mund të kapërceni disa probleme, por nga e diela, gjithçka në dashuri do të shkojë mirë. Në punë, mendoni me kujdes për propozimet e reja që vërtiten.

Luani

Hëna duket ende të mos jetë në krahun tuaj, ndaj, sidomos në dashuri është më mirë të qëndroni të qetë. Në punë, ata që kanë ndryshuar një vend pune, tani mund të përjetojnë disa momente pendimi!

Virgjëresha

Në dashuri, mos filloni diskutime që janë të vështira për t’u menaxhuar, kjo edhe për faktin se në mbrëmje mund të shfaqet një moment tensioni. Në punë, keni shumë ide, por përpiquni të merrni pak kohë për veten tuaj! Fundja jeta nuk është vetëm punë.

Peshorja

E shtunë pozitive për ndjenjat, përfitoni nga takimet e reja sepse ato mund të bëhen të rëndësishme në të ardhmen. Në punë, ka nga ata që kanë nevojë për një revolucion, veçanërisht nga pikëpamja ekonomike! E thënë shkoqur: Ka një punë tjetër me më shumë lekë? Suluni!

Akrepi

Më mirë të mos e teproni sjelljen tuaj. Mjaft më kaq shumë kërkues. Sepse Venusi vërtet mbron ndjenjat, por kaq shumë posedimi nuk ka se ç’t’ju bëjë. Në punë, kjo është një periudhë më e mirë për njerëzit e vetëpunësuar!

Shigjetari

Hëna është në anën tuaj dhe nëse ju duhet të flisni me disa që janë përreth jush, mos vononi, më mirë bisedoni këtë të shtunë. Në punë, kini kujdes nga ata që ju kanë kthyer shpinën, veçanërisht nëse jeni i vetëpunësuar!

Bricjapi

Marrëdhëniet, dalëngadalë po qetësohen, tani ato janë më të lehta për t’u menaxhuar. Në punë, mund të lodheni sepse po bëni gjëra që u përkasin të tjerëve! Por secili duhet të bëjë punën e vet, ndaj mendojeni pak.

Ujori

Hëna është ende në anën tuaj, por mund të ndiheni më nervozë se zakonisht. Në punë, nëse filloni një punë të re, shumë njerëz nuk do të besojnë në potencialin tuaj. Qentë le të lehin, karvani le të ecë përpara.

Peshqit

E shtunë e përkryer për të bërë takime të reja, me Hënën dhe Venusin tani në anën tuaj. Në punë, diçka nuk po shkon ashtu siç dëshironi: A jeni gati për një konfrontim me kolegët ose me shefin?!