Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, këtë të enjte ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Lajçak po qëndron në Kosovë për një vizitë tre ditore.
Të mërkurën është takuar me kryeministrin Albin Kurti, ku pas takimit Lajçak tha se kanë biseduar për takimin e radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ndërsa theksoi se nuk kanë biseduar përhapjen e arkivave të UÇK-së.
Të enjten, Lajçak është takuar me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca. Ndërsa, pastaj krerët e subjekteve politike./abcnews.al

