Chrissy Teigen ka pranuar se i është nënshtruar një procedure kirurgjikale kozmetike. Modelja e famshme tregoi se ka kryer një ndërhyrje për të hequr yndyrën nga faqet e saj. Kjo nuk është hera e parë që Teigen i nënshtrohet një ndërhyrje estetike.
Vitin e kaluar, ylli iu nënshtrua një operacioni për të hequr implantet e gjirit. Pak vite më parë, modelja tregoi se kishte bërë një ndërhyrje në sqetull për të parandaluar djersitjen e tepërt.
Kujtojmë që Teigen ka kaluar një periudhë të vështirë të cilën e ka ndarë dhe me ndjekësit e saj. Pak muaj më parë, modelja humbi fëmijën e tretë që po priste me këngëtarin John Legend. /abcnews.al