Nazarko: Ballkani i Hapur do të dështojë. Nesho: Merkel kërkoi t’i jepet fund protagonizmit

schedule22:37 - 14 Shtator, 2021

schedule 22:37 - 14 Shtator, 2021

Në emisionin “Log.” në ABC është diskutuar sonte për “Open Balkans”. Për politikanen Edith Harxhi kjo nismë kur shtohen nisma të shumta rajonale minohen proceset e mëparshme. Pra sipas Harxhit nisma e “Ballkanit të Hapur”, minon nismën e Procesit të Berlinit.

Edith Haxhi: “Kakofoni nismash se nuk ka produkt në fund fare. Kosova ka probleme për sa i përket Ceftës. Pra e kuptoni sa të lodhur janë vendet e Ballkanit me këtë nisma që prodhohen gjatë gjithë kohës. E kuptoj që janë të rëndësishme se është Gjermania në mes. Por kur ne shtojmë nisma të tjera ne minojmë proceset që kanë filluar më parë.” tha Harxhi.

Më tej Harxhi ka thënë se disa prej vendeve të rajonit nuk kanë interes për Ballkanin e Hapur. Ajo ka marrë shembull Malin e Zi duke thënë se ky shtet është shumë më pranë Bashkimit Europian se vendet që po merren me iniciativën e Ballkanit të Hapur.

“Nismat rajonale kanë rëndësi. Se i shoh si përfitim politik. Duhet një racionalizim i nismave. Duhet të fillojmë të negociojmë për nismat rajonale. Mali i Zi nuk është interesuar në këtë nismë. Se është para vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ka shumë mundësi që të pranohet më para se vende e tjera. Shqipëria dhe Maqedonia janë shumë më pas Serbisë dhe Malit të Zi. Do duhet të rishikohen. Kjo kakofoni po sjell probleme të mëdha edhe mes vendeve të rajonit.” tha Harxhi.

Ndërkohë për diplomatin Agim Nesho, kjo nismë është shtyrë nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe është mbështetur nga Rama. Ndërkohë Nesha theksoi sipas tij se Merkel kërkoi që ti jepej fund pretagonizimit nga krerët e Ballkanit Perëndimor.

“Iniciativa nga liderët ballkanik, është e shtyrë nga Vuçiç dhe e përkrahur nga Rama. Do i mundësonte dominim ekonomik. Ishte një zgjidhje oportune për një krizë. Vuçiç thotë se arriti të heq pikën 10 dhe futjen e MiniShengenit.”tha diplomati Agim Nesho.

“Merkel ta tha që lëreni protagonizmin. Erdhi edhe në Tiranë Merkel, dhe e tha. Pra Merkel për politikë i dha mesazhet e saj” tha Nesho.

Ndërkohë për analistin Mentor Nazarko Ballkani i Hapur do të dështojë si nismë.

Nazarko: Kur vjen puna tek procesi i Berlinit vuri në lëvizje një proces të shëndetshëm për Ballkanin. Procesi i Berlinit e ka rritur vëllimin e shkëmbimit mes rajonit. Tek Ballkani i Hapur ngatërrohet fakti se Shqipërisë po i rritet pesha ndërkombëtare. Nuk duhet ta ngatërrojmë antipatinë për Ramën. Edhe unë jam dakord që do dështojë. Se duke mos përfshirë tre vendet e tjera kjo do dështojë. Është një mbivlerësim i Ballkanit të Hapur. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!