Ajo që po ndodh në Durrës nuk ndodh rëndomtë në qytete të tjera. Në shumë rrugë që sapo janë investuar ka dëmtime të mëdha. Firmat ndërhyjnë për riparime, por situata e krijuar në qytet është bërë e papërballueshme për banorët e këtij qyteti bregdetar.
Pa iu gëzuar mirë investimeve në infrastrukturë këmbësore e shoferë përballen me dëmtimin e tyre. Një fenomen jo i pazakontë, por që po shfaqet vrullshëm në qytetin bregdetar të Durrësit. Rrugë të sapo përfunduara, që i nështrohen ndërhyrjeve të ndryshme. Kanale të hapura, dhe asfalt i shkatërruar. Drejtuesi thonë qe kjo është e patolerueshme. Në rrugë të tilla nuk mund të lëvizet.
Shoferi 1: “Gërmo dhe a thyejmë qafën ne, s’duan t’ja dijnë në botë. Paguajnë lekët këta dhe u krye puna.”
Shoferi 2: “Ai që e merr përsipër me e prish duhet ta rregullojë.”
Banori 3: “Se kështu duke i hedhur pak çakull nuk është gjë. Hidh çakull këtu dhe i shkojnë gurët në shtëpinë e tjetrit. Kjo nuk është gjë.”
Kjo gjendje është pothuajse në të gjithë qytetin e Durrësit. Ndërhyrjet për riparim apo për punime të reja po bëhen në tërë territorin. Punimet në shtrirjen e linjave të ndryshme kanë përfunduar prej kohësh. Si dëshmi e tyre ka mbetur çakulli i hedhur për të zhbërë sadopak dëmtimin e asfaltit, por pa i dhënë zgjidhje.
Përgatiti: Enkeleda Arapi gazetare e ABC News, Durrës