Met Gala 2021, ngjarja e famshme që zhvillohet një herë në vit në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork, me synimin për të mbledhur para për Institutin e Kostumeve të fondacionit, pati shumë surpriza këtë vit. Si gjithmonë, ranë në sy ishin paraqitjet e yjeve që bënë çmon për të bërë përshtypje.
Këtë vit, yjet morën frymëzim nga tema “In America: A Lexicon of Fashion” dhe paraqitjet ekscentrike nuk munguan, me atë të Kim Kardashian patjetër që binte në sy. Dizajnerët shfrenuan imagjinatën për të krijuar “kostume” të paharrueshme. Billie Eilish, Jennifer Lopez, Serena Williams, Sharon Stone, Irina Shayk, Rihanna dhe yje të tjerë nuk kaluan pa u vënë re.
Kim Kardashian është e njohur për pamjet e saj veçanërisht mbresëlënëse në Met Gala gjatë viteve. Megjithatë, këtë vit ajo zgjodhi një tërësisht të çuditshme – frymëzuar nga ish burri i saj, Kanye West. 40-vjeçarja mbuloi plotësisht fytyrën dhe trupin e saj me një ansambël të zi Balenciaga dhe u shfaq si … një hije në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork të hënën mbrëma.
Por pati dhe shumë nga ata që nuk e vlerësuan aq shumë pamjen e personazhit televiziv, duke me krahasuar me dementorët të Harry Potter, krijesa të frikshme me kapuçë. Sidoqoftë, Kendall Jenner krijoi një kontrakt absolut me motrën e saj. Modelja kishte veshur një fustan të tejdukshëm nga Givenchy. Fustani, i zbukuruar me kristale ishte frymëzuar nga muza më e famshme e shtëpisë, Audrey Hepburn, dhe një fustan që ajo kishte veshur në My Fair Lady.
Hidhini një sy listës së personazheve të veshur më mirë:
Kendall Jenner
Gabrielle Union
Rihanna
Emily Blunt
Billie Eilish
Lupita Nyong’o
Gigi Hadid
Lili Reinhart
Ciara
Megan Fox
Chloe Bailey
Zoe Kravitz
Jennifer Lopez
Jennifer Hudson
Shawn Mendes
Normani
Camila Cabello
Siena Miller
Cynthia Erivo
Megan thee Stallion
Nikkie de Jager
/abcnews.al