Opozita fiton zgjedhjet në Norvegji

schedule10:30 - 14 Shtator, 2021

schedule 10:30 - 14 Shtator, 2021

Zgjedhjet në Norvegji janë fituar nga opozita, e cila mori pjesën më të madhe të votave dhe do të krijojë dhe qeverinë e re.

Mediat e huaja bëjnë me dije se me një numërim paraprak të votave rreth 99 për qind, Partia Laburiste, e udhëhequr nga Jonas Gahr Store, mori 26.4 për qind të votave, ndërsa Konservatorët, të udhëhequr nga kryeministrja Erna Solberg, morën 20.5 për qind.

Ndërkohë në orët e vona të natës, Solberg pranoi humbjen të hënën vonë.

“Unë përgëzoj Jonas Gahr Store për një – siç duket tani – një shumicë të qartë për ndryshimin e qeverisë”, ka thënë ai.

Fushata zgjedhore ishte e vështirë, por e mirë, tha Solberg, duke shtuar se ishte krenare për atë që partia e saj kishte arritur në tetë vitet e fundit të qeverisjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!