Një alarm për bombë është dhënë përmes një telefonate kërcënuese në azilin e të moshuarve në Katehaki në Greqi.
Një burrë i panjohur kontaktoi “Ef.Syn” të martën në mëngjes duke paralajmëruar se bomba do të aktivizohet në orën 11:00 të paradites.
“Kundër politikave të qeverisë për refugjatët dhe emigrantët. Kufijtë nuk janë të njohur për njerëzit”, u shpreh ai.
E gjithë zona është rrethuar nga forcat e policisë. m.v/abcnews.al

