Këtë të martë do të zhvillohet konferenca e shtatë për ecurinë e çështjes kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Në kalendarin e Dhomave të Specializuara thuhet se konferenca do të mbahet në orën 14:30. Ndërkohë kujtojmë se Dhomat e Specializuara e konfirmuan aktakuzën ndaj ish-eprorëve UÇK-së më 26 tetor të vitit 2020.
Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi akuzohen për krime kundër njerëzimit./abcnews.al