May i jep ultimatum konservatorëve

schedule12:17 - 10 Dhjetor, 2018

schedule 12:17 - 10 Dhjetor, 2018

Kryeministrja britanike Theresa May ka paralajmëruar për herë të fundit konservatorët duke u kërkuar atyre që të votojnë menjëherë marrëveshjen e arritur me Bashkimin Europian për Brexit. Ajo theksoi se nëse nuk miratohet, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme që do të mund të fitohen nga laburisti Jeremy Corbyn.

“Ose marrëveshja ime ose perspektiva e zgjedhjeve të parakohshme me ardhjen e mundshme në Downing Street të liderit laburist Jeremy Corbyn. Dhe atëherë nuk do të ketë më Brexit.”

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka dhënë ultimatumin e saj për kolegët e partisë. Konservatorët vetëm dy ditë para votimit për ratifikimin e marrëveshjes për daljen e vendit nga Bashkimi Europian, duken të pabindur.

Zëdhënësi i kryeministres May përjashtoi në mënyrë kategorike çdo hipotezë për një shtyrje të procesit të votimit, apo negociata të reja të minutës së fundit me Brukselin. Në një intervistë për “Mail on Sunday”, May paralajmëron se mosmiratimi i marrëveshjes së saj do të shkaktonte pasiguri të mëdha për Mbretërinë e Bashkuar duke e çuar vendin në drejtime të panjohura. Por gjithashtu do të shkaktonte një rrezik real për të mos pasur asnjë Brexit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!