Vrasja e paralajmëruar në Fier, psikologia: Sistemi i zbatimit të ligjit dhe babai i autorit përgjegjës

schedule12:13 - 13 Shtator, 2021

schedule 12:13 - 13 Shtator, 2021

Një ngjarje e rëndë ka tronditur para tre ditësh opinionin tonë publik ku një 31 vjeçar vrau me armë zjarri ish bashkëshorten e tij.

Në studion e ABC Live me Juli Xhokaxhi në një panel të ftuarish është diskutuar në lidhje me këtë ngjarje të rëndë dhe përgjegjësinë që mund të kenë organet e drejtësisë për lirimin nga burgu të autorit Elton Metaj.

Psikologia Denada Toçe fajin kryesor për këtë ngjarje të rëndë jua hedh organeve ligjzbatuese, pasi sipas saj duhet të ishin më të përgjegjshme dhe të vëmendshme ndaj një personi të tillë për të parandaluar vrasjen e 23 vjeçares Sabrina Bengajt.

“Ajo që më bën përshtypje është mentaliteti i mosnjohjes, Ato mendonin se ato duheshin dhe pse ajo ishte pjesë e dhunës. Nëse një grua denoncon bashkëshortin do të thotë se aty dhuna ka qenë e vijueshme.  Përsipër për atë person, babai që e ka pas nën kujdestari ka dhe përgjegjshmëri në këtë ngjarje. Nuk gjykoj ligjin por sistemin e zbatueshmërisë së ligjit. Nëse ka specialist për të vendosur për sjelljen post të këtij personi ne nuk kemi. Ne ja nxjerrim shoqërisë dhe i themi shko e vrit dhe disa persona të tjerë”, ka thënë ajo.

LEXO EDHE: Nëna e Sabrina Bengajt rrëfen momentin e tmerrshëm: Ma vrau vajzën me bukë në gojë

Nga ana tjetër avokati Andi Duraj, shprehet se 31 vjeçari ka fituar lirinë pasi vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nga raportet që i janë bërë nga gjykata rezulto se me trajtimin e marrë për një vit ai nuk ka shfaqur shenja dhunë dhe agresiviteti.

“Një njeri që është i papërgjegjshëm mendoni se duhet ta lëmë aty? Prokuroria ka kërkuar shtrimin n  një institucion shëndetësor. Gjykata ka detyrimin që në çdo kohë brenda një viti për të parë seç është bërë me të dhe ka një raport ku shihet se ka filluar një sjellje të tillë apo jo ai sjelljen. Nëse do të vriste që atë ditë që do të dilte përcmimi im do ishte më e madh por ka kaluar 2 muaj dhe nuk dihet nëse ky person i ka marrë siç duhet mjekimet, nëse policia e ka kontrolluar. Për të gjithë këto persona unë sugjeroj ndërtimin e  një institucione dhe mos dalshin kurrë prej andej”, është shprehur ndër të tjera ai.

Ndërkohë aktivistja e Shoqërisë Civile, Fabiola Egro debaton me avokatin dhe thekson se ngjarja e rëndë në Fier ka ndodhur për shkak se organet ligjzbatuese e kanë neglizhuar një rast të tillë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!