Milan-Lazio prodhoi shumë tension pas bilbilit të trefishtë, veçanërisht shkëndijat ishin midis Maurizio Sarrit dhe Alexis Saelemarkers.
Nga leximi i buzëve të trajnerit te Lazios kuptohet që ai i bërtet lojtarit të Milanit, “duhet te kesh respekt”.
Sarri më pas shtoi për DANZ: “Një lojtar bëri një gjest që nuk u duhet bërë njerëzve më të mëdhenj, pastaj Ibrahimovic e mori dhe e solli të më korkonte falje dhe u mbyll. Por asgjë e veçantë, ato janë gjëra tipike nga terreni”.
Arbitri Chiffi ishte në fushë dhe e ndëshkoi italianin me karton të kuq. /abcnews.al/

