Cristiano Ronaldo bëri sot debutimin me Manchester United dhe ishte aq i bukur, sa as vetë s’do e kish imagjinuar më mirë. Portugezi ishte autor i dy golave në momente të rëndësishme në fitoren ndaj Newcastle.
Pas ndeshjes ai nuk foli për mediet sepse në fund të fundit ai është vetë një e tillë. Kapiteni i Portugalisë postoi në Instagram pas ndeshjes dhe tregoi emocionet dhe kënaqësinë e përjetuar sot.
“Rikthimi im në Old Trafford, ishte një rikujtesë e shkurtër përse ky stadium njihet si Teatri i Ëndrrave. Për mua është gjithmonë një vend magjik, ku mund të arrish gjithçka që vendos në mendje.
View this post on Instagram
Së bashku me shokët e skuadrës dhe mbështetjen e jashtëzakonshme, që ne e marrim gjithmonë nga tribunat, ne e përballojmë rrugëtimin tonë me besim dhe optimizëm, çka na bën të festojmë së bashku në fund.
Krenar të kthehem tek Manchester United dhe të luaj në Premier League edhe njëherë, por mbi të gjitha, që ndihmova ekipin. Le të shkojmë Djaj!”, shkruan Ronaldo. /abcnews.al