Moti 8 dhe 9 dhjetor 2018

schedule22:52 - 8 Dhjetor, 2018

schedule 22:52 - 8 Dhjetor, 2018

Moti – E shtunë, 8 dhjetor 2018

Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike do të kushtëzojnë mot të ngrohtë dhe të lagësht. Për pasojë vranësirat do të jenë të pranishme në të gjithë vendin deri pas mesdite ku pritet shtim i tyre duke gjeneruar shira, më të dendura në zonat veriore-veriperendimore. Pasditja dhe mbrëmja mbeten me vranësira dhe shira në të gjithë territorin Shqiptar.

E diel, 9 dhjetor 2018

Sipas MeteoAlb: Orët e paradites, do të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin. Më të dukshme në ekstremet veri dhe Jug të Shqipërisë duke rrezikuar shira të izoluar. Pasditja dhe mbrëmja
mbeten në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësira të herë pas herëshme në
të gjithë vendin./abcnews.al