Butrint Imeri, Kida dhe Ledri Vula dominuan verën që lamë pas me super hitin e tyre “Dale”. Kënga që u publikua në 25-vjetorin e lindjes së Imerit, rezultoi një sukses i jashtëzakonshëm duke u cilësuar dhe si “himni” i verës.
Ndërsa kanë kaluar dy muaj nga lancimi, “Dale” ka gjeneruar 50 milionë klikime. Butrinti ka reaguar duke shkruar: “50 milionë, dy muaj. Ky është rekordi i ri shqiptar (pa përfshirë këngët shqip që kanë ndez internacional). Himni i vitit”.
Mirëpo, ndërsa kjo këngë vijon të jetë më e dëgjuara, Butrinti ka paralajmëruar një tjetër këngë me titull “Kuku” por ende nuk ka dhënë një datë publikimi.