Franca u jep shtetësi mbi 12 mijë punëtorëve të vijës së parë të frontit

schedule16:01 - 9 Shtator, 2021

schedule 16:01 - 9 Shtator, 2021

Franca këtë të enjte ka bërë me dije se u ka dhënë shtetësinë mbi 12.000 punëtorëve të vijës së parë të frontit

Mediat raportojnë se Franca u ka dhënë shtetësi më shumë se 12.000 punëtorëve që ishin në vijën e parë të frontit në luftën kundër pandemisë, profesioni i të cilëve i kishte ekspozuar ndaj rrezikut për t’u infektuar. Dhurimi i shtetësisë për këta persona u bë përmes një procedure të përshpejtuar.

Përpos përshpejtimit të procesit të aplikimit, i cili normalisht merr deri në dy vjet, qeveria gjithashtu e zbuti kriterin e banimit nga pesë në dy vjet për këta persona.

Ministrja e Shtetësisë, Marlene Schiappa, ka thënë se i mirëpret bashkudhëtarët e rinj në shtetësinë franceze në emër të republikës.

Schiappa tha se për këtë privilegj kanë aplikuar mbi 16.000 persona, ndërsa përgjigje pozitive kanë marrë 12.012 prej tyre.

Ndërkohë në shtator të vitit të kaluar, ministria e Brendshme e Francës i ftoi ata që kanë kontribuuar aktivisht në luftën kundër pandemisë që të aplikojnë për marrjen e shtetësisë me procedurë të përshpejtuar. e.su./abcnews.al