Certifikatat fiktive në Hipotekën e Korçës, si operonte grupi

schedule22:20 - 7 Dhjetor, 2018

schedule 22:20 - 7 Dhjetor, 2018

ABC News ka mësuar detaje të reja për skemën si lëshoheshin certifikata fiktive në Hipotekën e Korçës. Prokuroria ka dokumentuar 19 raste të qytetarëve të cilët kishin paguar vlerën e taksës së regjistrimit të pronës së tyre në dorë ish-punonjësit të Hipotekës Eriseld Gorari. Ky i fundit në bashkëpunim me kolegët e arrestuar dhe Drejtorin e Hipotekës, Leftjon Bardhi, kanë lëshuar certifikata pronësie fiktive.

Rrëfimi i Gorarit, i cili pranoi të bashkëpunonte me prokurorinë çoi në zbardhjen e plotë të skemës dhe mënyrën si operonte grupi. Pasi merrnin vlerën e taksës së regjistrimit të pronës nga qytetarët ish-punonjesit e Hipotekës nuk i pasyqronin në sistem pasuritë dhe shumat e parave nuk i arkëtonin, duke i përvetësuar. 5 personat e vënë në pranga janë njohur me masën e sigurisë në një seancë të zhvilluar me dyer të mbyllura në Gjykatën e Korçës./abcnews.al