Shqipëria ka arritur të gjejë avantazhin pas shumë minutash përpjekje. Rey Manaj është autori i golit, me sulmuesin, që tregon rëndësinë e madhe në momente të vështira për kombëtaren.
https://streamable.com/wmtull
Lushnjari ka arritur të lëvizë bukur në zonë dhe ka gjetur hapësirën, ku askush nuk e mbërrinte sferën, duke tundur rrjetën në minutën e 32-të.
Një moment shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë ky, që i jep tashmë liri lëvizje, duke qenë se San Marino tashmë nuk ka ç’humbet dhe duhet të dalë para e të lërë hapësira.
https://streamable.com/g8e9ud
Ndërkohë, Kosova ka pësuar gol ndaj Spanjës. Djemtë e Luis Enrique kanë shënuar në të njëjtën minutë me Shqipërinë, me Pablo Fornals që dërgoi topin në destinacionin e duhur. /abcnews.al