Ministrja e re e Turizmit Mirela Kumbaro ka shpërndarë njoftimin e kryeministrit Edi Rama për shtimin e një avioni në linjën ajrore “Air Albania”.
Kumbaro shprehet se emrat e avionëve janë shumë intrigues duke i krahasuar ato me libra, ndërsa shton se uron të shtohen në “bibliotekën ajrore” të Shqipërisë.
“Shume intrigues emrat e avioneve si emra librash, te cilet uroj te shtohen ne “biblioteken ajrore” te Shqiperise
Pas Lasgushit e Migjenit dhe frenimit nga pandemia, mbërriti edhe Naimi, i cili e çon në 3 numrin e avionëve të flotës së kompanisë sonë të flamurit”, shkruan Kumbaro. m.v/abcnews.al