Studentja: Na mbështet e gjithë Shqipëria

schedule18:36 - 7 Dhjetor, 2018

schedule 18:36 - 7 Dhjetor, 2018

Studentët janë të vendosur. Ata kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre dhe kjo është e panegociueshme. Në ditën e katërt të protestës së tyre, në emisionin “Mbrëmje Ide” nga Mirela Milori ishte e ftuar studentja Flavia Osmani, 18 vjeç, e cila i qëndron arsyetimit që edhe moshatarët e saj kanë shprehur më parë se një grup i vogël në bisedime është i manipulueshëm nga partitë politikë. Ajo në këtë mënyrë i ktheu edhe një përgjigje kryeministrit Rama përsa i përket reagimit të tij këtë të martë ku kërkonte dialog.

“Me ata dhjetëra mijëra studentë është e pamundur të dërgohet një përfaqësi, që është shumë lehtë e manipulueshme nga partitë partiake. Sepse të jemi të sinqertë synimi ai mund të jetë. Pikat janë të qarta. Videoja ishte shumë e këndshme. Urime kryeministrit që na arriti të na kthejë këtë përgjigje”, u shpreh Flavia.

18-vjeçarja tregoi se ishte në protestë për të gjithë të rinjtë shqiptarë dhe është jo politike. Formulimi i kërkesave është shumë i qartë për të. Flavia tregoi gjithashtu se studentët e ndjejnë që të gjithë shqiptarët janë në mbështetje të tyre.

“Ideja është që formulimi i këtyre dy kërkesave nuk të lë rrugë të mesme. Ashtu siç brohorasim në rrugë nuk ka negociata dhe në studio do i qëndroj këtij mendimi.  Ishte shumë e bukur një zonjë e moshuar hyri te kangjellat e ministrisë dhe këndoi himnin kombëtar me ne. Na ndihmuan me shishe uji, me një fjalë të mirë. Ne e ndjejmë që na mbështet e gjithë Shqipëria”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!