Shoqata e Botuesve: Domosdoshmëri rikthimi i panairit në pallatin e kongreseve, jo virtual

schedule15:55 - 8 Shtator, 2021

schedule 15:55 - 8 Shtator, 2021

Nga Leontina Nika

Shoqata e Botuesve Shqiptarë, ka nis përgatitjet, për rikthimin e panairit në Pallatin e Kongreseve. Petrit Ymeri e cilëson domosdoshmëri takimin me lexuesin në ngjarjen më të madhe të librit, për të kapërcyer edhe krizën që ka ngërthyer botuesit këto 2 vite.

Ymeri thotë se ultimatumi është , që gjithë punonjësit e librit të shtëpive botuese do të jenë të vaksinuar.

Organizatorët kanë përgatitur një projekt konkret, në konsulencë edhe me ekspertët e shëndetësisë, për të bërë të mundur zhvillimin tradicional edhe në këtë edicion të 24 -të

Ky vit i vështirë për librin ka pasur prurje interesante, sipas Ymerit falë mbështetjes së projekteve europiane.

Synimi është që panairi të mbahet nga data 17- deri më 23 nëntor dhe botuesit presin mbështetje nga  Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës./abcnews.al