Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar sot me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Arben Krajën. Në një postim në rrjetet sociale diplomatja amerikane thekson se SHBA pret që SPAK të ndjekë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar, pa marrë parasysh sa i fuqishëm apo i pasur është subjekti dhe pavarësisht se cilës parti i përket.
“U takova me kreun e SPAK Arben Kraja për të nënvizuar pritjen e SHBA që SPAK do të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar, pa marrë parasysh sa i fuqishëm apo i pasur, pavarësisht se cila parti. Me më shumë prokurorë dhe hetues të rinj të BKH, SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate çdo ditë”, shkruan ambasadorja.
Më tej, Kim flet me shifra për punën që SPAK ka bërë deri më tani. “Që nga fillimi i vitit 2021, SPAK ka hapur 264 raste të reja (218 korrupsion + 46 organizata kriminale). 127 persona janë dënuar. Vendimet përfundimtare të gjykatës konfirmuan konfiskimin e 70+ milion euro që tani i janë transferuar shtetit shqiptar. Hap pas hapi…,” përfundon ambasadorja amerikane. g.v/abcnews.al