Historia e një djali të vogël të lindur me një sëmundje të rrallë deformuese në Ruanda po bën xhiron e mediave ndërkombëtare.
Sipas Daily Star, foshnja lindi me një deformim në kokë dhe babai i tij e braktisi, duke thënë se ai ishte “biri i djallit”.
Bajeneza Liberata lindi djalin e saj në Ruanda dhe kërkoi kujdes të menjëhershëm mjekësor, por kjo nuk ishte e mundur.
Faqja e njohur e dhurimit “GoFundMe” tashmë ka nisur një fushatë për kujdesin mjekësor të fëmijës dhe tashmë janë mbledhur më shumë se 67,500 euro.
Disa përdorues që kanë parë rastin e fëmijës spekulojnë se mund të jetë sindroma Pfeiffer, një sindromë shumë e rrallë deformuese, e cila i shkakton dhimbje të madhe pacientit./abcnews.al