Policia ka kapur një person me lëndë narkotike të dyshuar kokainë në Tiranë. Burime nga uniformat blu bëjnë me dije për gazetarin Aldo Kozarja se personi në fjalë është kapur në afërsi në Paskuqanit, me 1 kg kokainë në makinë.
Operacioni është zhvilluar nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, sektori i narkotikeve. Mësohet se aksioni është duke u zhvilluar ende dhe priten detaje në vijim. g.v/abcnews.al