Studentët e Shkodrës e mbyllën protestën e tyre me një marshim në qendër të qytetit. Tubimi zgjati dy orë dhe bashkë me studentët në protestë shkuan edhe pedagogë. Nuk jemi bankomat duam përgjysmim të të gjitha tarifave, thonë ata. Duam kushte më të mira, bursa dhe punë. Nuk duam të marrim kredi për kreditet. Ndryshe nga dita e djeshme në Shkodër, sot protesta ishte masive dhe më e fuqishme. Ata marshuan në mes të qytetit dhe kërkuan të bashkoheshin edhe qytetarët. Pedagogu Arben Prendi mbajti një fjalim para tyre dhe u tha studentëve ta vazhdojnë protestën deri në fund, deri atëhere kur atyre t’u plotësohen të drejtat./abcnews.al
Studentët e Shkodrës në protestë: Duam bursa dhe punë
schedule09:54 - 7 Dhjetor, 2018
schedule 09:54 - 7 Dhjetor, 2018