Pasi i dha lamtumirën e fundit mikut dhe bashkëpunëtorit të saj të ngushtë, Mad Clip, këngëtarja shqiptare Eleni Foureira ka bërë një postim prekës në nder të tij. Artistja mori pjesë në ceremoninë mortore të mbajtur ditën e djeshme për të përcjellë për në banesën e fundit reperin që u nda tragjikisht nga jeta mëngjesin e së enjtes pas një aksidenti automobilistik.
Menjëherë pas funeralit, Eleni bëri një postim prekës në llogarinë e saj personale në Instagram. “Ta dish që në këtë jetë të kanë dashur shumë! Një udhëtim të mbarë miku im … “, shkroi ajo krahas një fotografie bardhë e zi në të cilën pozon pranë Mad Clip.
/abcnews.al