Një 69-vjeçar nga Shqipëria është gjobitur nga policia e Kosovës me 500 euro pasi u kap duke lypur në rrugë, në qytetin e Ferizaj.
Sipas T 7, kërkimi i lëmoshës në rrugët e këtij qyteti është i ndaluar. Megjithatë 69-vjeçari ka dalë sërish të nesërmen për të lypur.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj që nga 4 qershori ka filluar një plan operativ. Ky plan ka për qëllim ndalimin e kërkimit të lëmoshës në këtë qytet.
Gjatë aksioneve të zhvilluara nga Policia e Kosovës ka raste kur personave që lypin në rrugë u është gjetur një shumë e konsiderueshme e parave.
Është ky rasti i një 83 vjeçari të cilit janë gjetur para në vlerën prej 1150 euro.
Policia Rajonale në Ferizaj ka bërë thirrje që qytetarët sapo të shohin raste të tilla të lajmërojnë menjëherë forcat e rendit.