Italia e Mancinit ka humbur dy lojtarë të rëndësishëm për ndeshjen e radhës ndaj Lituanisë në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës, “Katar 2022” që do të luhet të mërkurën.
Për shkak të disa problemeve fizike dhe një gjendje jo optimale, Marco Verratti dhe Lorenzo Pellegrini u larguan nga grumbullimi me Italinë.
Të padisponueshëm për ndeshjen e fundit me përfaqësuesen, mesfushorët do të kthehen menjëherë në klubet respektive, PSG dhe Roma.
Roberto Mancini vëzhgoi me kujdes gjendjen e tyre dhe nuk preferoi t’i rrezikonte duke i dhënë lejen për t’u larguar më herët nga se pritej. /abcnews.al/