Policia Rrugore ka zhvilluar një aksion me radarë, kamera, aparatë fotografikë e alkooltestues, në qarkun e Durrësit, ku brenda 48 orësh janë arrestuar në flagrancë 8 shtetas, konkretisht shtetasit:
O. Ç., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur; F. C., 48 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, pasi u konstatua në Xhafzotaj, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi; E. T., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua në lagjen nr.14, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur; S. H., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua në Rrashbull, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi; A. A., banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi; E. R., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua në Fllakë, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi; A. Ç., 24 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi; M. Q., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar mjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur, ka goditur 2 automjete duke i shkaktuar dëme materiale.
Ndërkohë policia Rrugore njofton se ka gjobitur 560 shoferë të cilët janë kapur me shkelje të ndryshme të kodit rrugor.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës/Siguria Rrugore, një ndër prioritet kryesore.
Në të gjitha rrugët e qarkut Durrës vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore, me radarë, kamera, aparatë forografikë e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Gjatë 48 orëve të fundit, shërbimet e Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës gjatë kontrolleve të shumta në të gjitha akset rrugore, jo vetëm për menaxhimin e trafikut, por dhe për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve, që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, kanë konstatuar disa drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë, me alkoolin si dhe drejtimin e automjeteve pa leje drejtimi.
Si rezultat i kontrolleve gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 8 shtetas, konkretisht shtetasit:
O. Ç., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur;
F. C., 48 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, pasi u konstatua në Xhafzotaj, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;
E. T., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua në lagjen nr.14, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur;
S. H., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua në Rrashbull, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;
A. A., banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;
E. R., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua në Fllakë, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;
A. Ç., 24 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;
M. Q., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar mjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur, ka goditur 2 automjete duke i shkaktuar dëme materiale.
? Janë vendosur 78 masa administrative për tejkalim shpejtësie, janë tërhequr 3 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 leje drejtimi për drejtim mjeti mbi normat e lejuara.
? Janë vendosur 2 masa administrative me vlerë 30.000 dhe 38.000 lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin rezident në një nga shtetet e BE-së.
? Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë qarkun 480 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, vendas dhe të huaj, që të zbatojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë?? dhe prezencë të Policisë Rrugore???♂️, të pajisur edhe me dronë, dragera?, kamera ? e aparatë fotografik.
#MosUbejStatistikë?
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPërSigurinëTuaj??♂️?
/abcnews.al/